Basha: Rama nuk mbajti asnjë premtim edhe pse kishte 4 vite kohë...

Basha: Rama nuk mbajti asnjë premtim edhe pse kishte 4 vite kohë e 16 miliardë euro në dispozicion

88
0
Shares

Lulzim Basha ishte pranë banorëve të fshatit Hamil në Fier, ku u shpjegoi planin e tij ekonomik, dhe mënyrën se si do funksionojë për qytetarët, për fermerët, për të rinjtë, për pensionistët, për të papunët.
“Unë nuk vij me premtime, unë vij këtu me një plan ekonomik që na është dashur dy vite ta hartojmë pasi kemi parë gjendjen në terren, pasi kemi parë problemet reale, mundësitë reale për të dalë nga kjo gjendje. Pasi e kemi konsultuar me ekspertët më të mirë të fushave të bujqësisë dhe blegtorisë dhe pasi kemi marrë vulat e ekspertëve më të mirë të ekonomisë në Gjermani, në Europë, që janë këshilltarët ekonomikë të kancelares gjermane. Qëllimi është  rritja ekonomike, punësimi, mirqënia e njerëzve”, tha Basha.
Duke u ndalur tek premtimet e Ramës, Basha tha se ai nuk I përmend më, dhe vjen me premtime të reja, sepse të gjithë e kanë kuptuar se I braktisi ato që ditën e parë, dhe nuk bëri asnjë përpjekje për ti përmbushur.
“Para katër vitesh kur erdhën për të marrë votën, Edi Rama premtoi 300 mijë vende pune, premtoi shëndetësi falas, premtoi legalizime falas, premtoi mbështetje për bujqësinë, naftë pa akcizë, imputet bujqësore, uljen e taksave për 97% të shqiptarëve, rritjen e rrogave, premtime pa fund. Sot pas katër vitesh vjen dhe nuk flet më për premtimet. Tani vjen me premtime të tjera, por në fakt ajo që njerëzit gjykojnë, është se çfarë bëri këto katër vjet. Paska ardhur Panariti këtu dhe thotë nuk kisha fonde. Gënjen! Shteti ka harxhuar këto katër vjet 16 miliardë euro. Vetëm për fishekzjarrët në hapjen e Sheshit Skënderbej, janë hedhur qindra mijëra euro, midis 200 dhe 400 mijë euro. Ja pra, lekët i kanë, por lekët i bëjnë palma, lekët i bëjnë pllaka, lekët i bëjnë fishekzjarrë, lekët i bëjnë fasada, në vend që t’i sjellin dhe t’i bëjnë ndihmë për fermerët, t’i bëjnë investime për infrastrukturën  të hapin vende pune si në fshat ashtu edhe në qytet. Është e mundur, sigurisht është e mundur”, u shpreh Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY