Kalimi i mjeteve dhe këmbësorëve në doganën e Kakavijës, do të ndërpritet sot për rreth 9 orë.
Njoftimi është bërë nga Policia greke, sipas të cilës ndërprerja e plotë e lëvizjes do të bëhet nga ora 03:00 – 12:00, të datës 12 qershor.
Në njoftim thuhet se “sot, më 12 qershor, nga ora 3:00 e mëngjesit deri në orën 12:00 në mesditë, do të mbyllet kufiri shqiptar në Kakavijë.
Lëvizja civile ndalohet tërësisht, me makinë ose me autobus. Arsyeja e mbylljes së kufiri është përmirësimi i planifikuar nga pala greke, i sistemit të hyrjeve-daljeve kufitare”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/