LSI akuza të forta kryeministrit Rama: Sistemi është i korruptuar dhe i...

LSI akuza të forta kryeministrit Rama: Sistemi është i korruptuar dhe i droguar për fajin tënd

84
0
Shares

Nënkryetari i Lëvizjes Socialist për Integrim, Luan Rama, ka sqaruar marrëveshjen me Partinë Socialiste në 4 vitet e qeverisjes. Luan Rama theksoi se marrëveshja ka qenë parimore me angazhim maksimal nga LSI dhe jo marrëveshje për tepsi apo për timon dhe as për koncesione.
“Marrëveshja e bashkëpunimit e nënshkruar 4 vjet më parë, marrëveshja e Shkodrës, apo e 1 prillit është dokumenti mbi të cilin u krijua dhe funksionoi dhe vazhdon të funksionojë bashkëqeverisja me PS-në. Nuk ka qenë marrëveshje as për tepsi as për timon, as për koncesione, ka qenë marrëveshje parimore me angazhim maksimal nga LSI për t’i dhënë vendit qeverisje të stabilizuar, të mirë për të ndikuar në jetën e qytetarëve”, deklaroi Luan Rama.
Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Rama për “pengesat në timonin e qeverisjes, Luan Rama tha se “LSI nuk është bërë pengesë për asnjë reformë të qeverisë”.
Ai theksoi se kemi rënë dakord me vullnet të palëkundur për të garantuar kohezionin e koalicionit dhe konsensus për qeverisjen për të garantuar pavarësinë e institucioneve. Luan Rama i kërkoi llogari kryeministrit të tregojë rastet kur e ka penguar që të përmbushte premtimet.
“Kush e ka penguar LSI kryetarin e Rilindjes që ta përmbushë këtë premtim. Cilën reformë nuk e ka votuar. Kemi iniciuar dhe mbështetur reforma thelbësore për qeverisje.
Kryetari i Rilindjes dërdëllis shesh më shesh duke gënjyer shqiptarët. Për shushunjat thotë ai, ku janë shushunjat, në cilin sektor të hipotekave, në Durrës, Tiranë, Gjirokastër, Vlorë, të gjitha këto janë shërbime të drejtuara nga PS. Cila pjesë e tepsisë së kryeministrit qenka pjesa e helmuar, që ka drejtuar LSI-ja dhe pjesa që ka drejtuar ai qenka pjesa e ëmbël?”, u shpreh Luan Rama.
Ai foli për policë gri dhe policë blu, e për këta të fundit tha se janë bashkëpunëtorë në kanalizimin e vendit.
“Natyrisht ka, edhe në hipoteka njerëz të korruptuar dhe nga ata që ai i quan policët gri, njerëz që nuk meritojnë të përfaqësojnë punonjësin e shtetit në detyrë dhe meritojnë të ndëshkohen. Por më shumë se ata ka disa policë blu dhe drejtues blu që janë bashkëpunëtorë dhe bashkëpërgjegjës në kanalizimin e vendit. Dhe për këta nuk mbajtka përgjegjësi kryetari i Rilindjes, por meqë në sistemin e Ministrisë së Brendshme nuk ka asnjë të LSI-së qenka ishulli i parajsës dhe mrekullisë. Nuk paska shushunja atje. Por jo vetëm kaq, edhe në sistemin doganor, doganier të korruptuar kush mban përgjegjësi kryetari i Rilindjes? Pse nuk i thoni të vërtetën shqiptarëve, pse nuk mbani përgjegjësi?”, deklaroi Luan Rama.
Nënkryetari i LSI-së ka fshikulluar kryeministrin Rama, duke u shprehur se “Sistemi është i korruptuar dhe i droguar për fajin e kreut të qeverisë”.
“Sistemi ishte i korruptuar sepse ishte Edi Rama në krye të sistemit. Sistemi ishte i droguar sepse ishte Rama në krye të sistemit. Sistemi ishte i inkrimunuar sepse ishte Edi Rama në krye të sistemit. Kryetari i Rilindjes nuk është për reforma por për Rama- Reforma. 840 mijë euro është shpenzimi për transmetimin live të fjalimeve të tij”, u shpreh Luan Rama.
Sakaq, ai i është përgjigjur akuzave të kryeministrit për punësimet në administratë nga ana e LSI.
Luan Rama tha se LSI nuk i ikën përgjegjësisë por ka mohuar kategorikisht se kjo forcë është bërë pengesë për një administratë në shërbim të qytetarëve sipas standardeve të BE-së.
“Për kë ka përgjegjësi pjesa që drejtonte zotëria e tij, kryetari i Rilindjes? Ne nuk i ikim përgjegjësisë. Kemi qenë pjesë e qeverisjes dhe mbajmë përgjegjësinë tonë edhe për atë që nuk ka funksionuar por askush, asnjë individ nuk e ka penguar kryeministrit që të krijojë modelin e administratës në shërbim të qytetarëve sipas standardeve të BE-së. Të gjitha të tjerat janë hipokrizi. Ndaj më 25 qershor duhet ndarë njëherë e mirë Shqipëria e inkriminuar, nga Shqipëria Europiane. Ndaj ne ofrojmë një shans të ri”, tha Luan Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY