Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Këshilltari i Ilir Metës: Me votat e LSI u bë një qenush si ty ministër

12/06/2017
Këshilltari i Metës “lexon me vonesë” SMS-në e Vasilit dhe heq statusin për Xhafajn
Share on FacebookShare on Whatsapp

Polemika mes ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe LSI kanë kapërcyer në sharje dhe fyerje të rënda. Ndërkohë këshilltari kryesor i Ilir Metës, kandidati i kësaj partie për deputet, Ralf Gjoni ka publikuar sot akuza të rënda për Tahirin duke e lidhur caktimin tij si ministër me lob kriminal përtej detit.

Statusi i Gjonit

Caro Don Tahiri!

Shqiptarët duhet të fillojnë t’a mësojnë të vërtetën rreth teje dhe ajo çka klani yt i pisët përfaqëson në Shqipëri.

Ti je një përfaqësues i denjë i PS – Partisë Saimiriste, një klan i frikshëm kriminal që kërcënon të rinjtë tanë e të ardhmen e këtij vendi të bukur.

Me votat e LSI t’a bëmë babain tënd tekanjoz Kryeministër e pranuam një qenush si ty për Ministër të Brendshëm.

Ndoshta gabimi më i madh që kemi bërë përpara popullit shqiptar ka qenë pranimi i emrit tënd për ministër. Ky vendim i rëndon moralisht çdo anëtari të LSI mbi supet e ndërgjegjes. Sepse sot të gjithë e kanë të qartë se kush të përgatiti, kush të ‘pagëzoi’ përtej detit e kush i dha urdhër ‘Kumbarit’ tënd për emërimin tënd këtu në Shqipëri, si një baron besnik për punimin e territorit shqiptar.

Sot çdo shqiptar e ka të qartë se klani yt përmes emërimit tënd si ministër e mbushi Shqipërinë tonë me kanabis, me trafikantë, e kriminalizoi fermerin tonë e helmoi rininë e imazhin tonë duke na nxirë faqen përballë botës.

Me t’ju dhënë timonin, iu turrët Shqipërisë si çakenj të uritur bashkë me drejtorët e tu të policisë nëpër rrethe, dhe po ktë kërkon të bësh edhe për zgjedhje këtu në Tiranë. Por as nuk në ëndërr nuk e sheh dot se se si do e hash shuplakën popullore, ti bashkë me rrjetin tënd okult.

Duke e ditur disfatën që ju pret, e keni filluar fushatën me sharje, me përbaltje, me shantazh e presione në terren e duke e hedhur thesin e dështimeve drejt ‘partnerit’ të cilit i luteshit deri para ca javësh për koalicion. Dhe sa mirë që nuk e pranuam…

Trembeni prej LSI dhe keni të drejtë të trembeni, sepse s’po ju mbështet më njeri, sepse forca e LSI do të jetë si ajo e këmbës që fik bishtin e djegur të cigares.

Ke këllqe të flasësh për administratën? Përse nuk flet për fjalimet e shumta të Ramës dhe mburrjet e tij të panumërta për Reformën e Administratës së tij Publike gjithë këta muaj?

Pse nuk flet për Komisionin Evropian që e shpërbleu Shqipërinë me €13 milionë për performancën dhe progresin e deritanishëm në zbatimin e reformës për punësim dhe aftësi (6 milionë €) dhe reformën e administratës publike (7 milionë €)???

Akuzat e sotme të shefit tënd e të qenushëve të tij tregojnë ather se ai paska gënjyer për arritjet e ‘shtetit’ të tij në administratën publike.

Ndaj të ftoj nëse ke këllqe, të publikosh që sot listën e plotë të anëtarësisë së Partisë Saimiriste e pozicionin e tyre të punës.

I bëj thirrje njëkohësisht Prokurorisë së Përgjithshme të nisë menjëherë hetimet e të konfirmojë për shqiptarët se sa punonjës të administratës publike janë me teserë partie, e sa përqind e administratës është mbushur nga klani yt i pisët, hashash-thithës, pengmarrës e mosmirënjohës, të cilit shuplaka më e madhe do t’i vijë nga vetë socialistët e vërtetë!

TBC…

Tags: ralf gjonisaimir tahiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.