E pezulluar nga puna, ministri i Drejtësisë ndalon hyrjen e sekretares së...

E pezulluar nga puna, ministri i Drejtësisë ndalon hyrjen e sekretares së Përgjithshme në Ministri

83
0
Shares
Juliana Hoxha

Ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi ka vendosur që të çojë deri në fund vendimin për pezullimin e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë, kandidaten për deputete të PS-së, Juliana Hoxha. Ajo është ndaluar të futet në ambientet e ministrisë.
Minsitri Bardhi i ka komunikuar pezullimin nga detyra Hoxhës, duke i kërkuar që të rikthehet në detyrë vetëm pas datës 26 qershor.
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar uniformat blu për nxjerrjen jashtë të Hoxhës. Ndërkohë Bardhi ka pezulluar të gjithë stafin e ministrisë që ka lejuar futjen në ambientet e institucionit të Juliana Hoxhës.
Përplasja Bardhi-Hoxhaj ka nisur pas kërkesës së ministrit për të pezulluar numrin dy të Drejtësisë, me pretendimin se ajo kandidon për deputete në zgjedhjet e 25 qershorit dhe përfshirjes në fushatën zgjedhore.
Ndërkohë, Departamenti i Administratës Publike rrëzoi pezullimin e Bardhit duke argumentuar se ministri ka tejkaluar kompetencat e tij.
Nga ana tjetër, ministri teknik i PD ka paralajmëruar se nuk do njohë autoritetin e DAP-it duke lënë në fuqi pezullimin për Sekretaren e Përgjithshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY