Itali, masakrohet shqiptari, 5 goditje me thikë nga patrioti

Itali, masakrohet shqiptari, 5 goditje me thikë nga patrioti

81
0
Shares

Një 27-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë në Itali, pasi është goditur 5 herë me thikë nga një bashkatdhetar., raportojnë sot mediat lokale.
Sipas mediave lokale ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në një strukturë sociale për të pastrehët, ku një 26-vjeçar, ka goditur 5 herë me thikë kuzhine 30 cm bashkatdhetarin, në vazhdën e një grindjeje për motive banale.
Efektivët e policisë së Riccione-s arritën të arrestonin H.E., 26 vjeç, me precedentë të mëparshëm, nën akuzën e tentativës së vrasjes dhe mbajtje armësh pa leje.
Nga goditjet, 27-vjeçari ka marrë plagë në gjymtyrët e sipërme e të poshtme, si dhe në bark.
Ai është transportuar me urgjencë në spital.
Gjendja e të plagosurit është e rëndë dhe mjekët ende nuk i kanë përcaktuar një prognozë shërimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY