Ndalimi i vrasësit të dyshuar të komisar Artan Cukut, u bë me urdhër të prokurorisë, pasi ADN e tij përkon me ADN –në e gjetur në një bluzë që dyshohet se u përdor nga vrasësi i Cukut dhe u hodh disa metra larg vendit të krimit. Bashkë me bluzën u gjetën edhe rroba të tjera që ngjajnë me ato që mbante vrasësi që ishte regjistruar nga disa kamera sigurie. Analiza të mëtejshme po kryhen mbi provat dhe ADN –në e të dyshuarit. Atij, gjurmë të ADN –së i janë marrë në mënyrë të fshehtë nga agjetët e antikrimit. Pas shoqërimit në polici, gjurmët do të krahasohen në mënyrë zyrtare.
“Lapsi.al” ka siguruar një foto ekskluzive të tij.
24–vjeçari u kap në makinën e tij në shoqërinë e një vajze dhe një mikut të tij.
Ai po merret në pyetje në drejtorinë e policisë së Tiranës në lidhje me vrasjen.
Mikel Sh. është person me precedent penalë si shpërndarës dhe përdorues i lëndëve narkotike.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/