SKANDAL/ Durrës, shkodrani i shumëkërkuar i arratiset policisë, si u lejua të...

SKANDAL/ Durrës, shkodrani i shumëkërkuar i arratiset policisë, si u lejua të kalonte pikën kufitare

166
0
Shares

Armando Nikolin Ndreu, 27 vjeç nga qyteti i Shkodrës, ia bën “rrup sup” policisë së Durrësit në pikën kufitare. Ndreu, për policinë njihet si person me precedentë penalë, i shpallur në kërkim policor për dy akuza, “vjedhje” dhe “kundërshtim i punonjësit të policisë” është zhdukur pa asnjë gjurmë nga trageti i linjës Bari -Durrës, ndërsa autoritetet prisnin ta arrestonin për akuzat e mësipërme.
Ndreu i shPëtoi prangave sërish mëngjesin e sotëm, ndërsa pala italiane e kish kthyer me tragetin e radhës, menjëherë pasi shkeli në portin e Barit.
Burimet kanë bërë me dije se Ndreu është nisur nga porti i Durrësit mbrëmjen e së enjtes me një biletë për në Bari, dhe nuk është ndaluar nga autoritetet e policisë, pavarësisht se ndaj tij kishte një urdhër-arresti, dhe ishte i shpallur në kërkim policor.
Ndreu, mëngjesin e së premtes, sapo ka kërkuar të vulosë pasaportën në Bari tek autoritetet, është ndaluar.
Karabinierët italianë nuk kanë lejuar hyrjen e tij në shtetin italian dhe e kanë dërguar sërish për në Shqipëri.
Trageti ka mbërritur në orën 8:00 të mëngjesit, kohë kur kanë zbritur të gjithë pasagjerët, por vetëm personi i cili ishte i shpallur në kërkim nuk ka mundur të identifikohet nga policia.
Në kushte të tilla kur një person i shpallur në kërkim nuk ka zbritur në port, në kërkim janë vënë të gjithë autoritetet.
Sipas burimeve, dyshohet që i riu të ketë zbritur nga trageti dhe të jetë larguar nga terminali i ndihmuar nga ndonjë person tjetër.
Pritet që për largimin e 27-vjeçarit drejt Italisë, të merren masa ndaj oficerëve të cilët kanë bërë kontrollin e kanë firmosur pasaportën e tij.
Deri tani policia nuk ka dhënë zyrtarisht asnjë version mbi ngjarjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY