Ministrja Vukaj kontrollon doganierët

Ministrja Vukaj kontrollon doganierët

95
0
Shares

Ministria e Financave ka vijuar inspektimet e saj në zyrat doganore të vendit për të verifikuar respektimin e kodit zgjedhor nga administrata publike.

Ministria nuk ka përmendur raste të shkeljeve, por u bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet.

“Ministria e Financave inkurajon punonjësit e administratës fiskale që të kryejnë me përgjegjshmëri detyrat në përputhje me legjislacionin në fuqi. Po ashtu, Ministria e Financave u bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet e evidentuara nga ana e tyre të përfshirjes së punonjësve të administratës në varësi të kësaj ministrie në aktivitetet partiake apo në veprime të tjera me karakter korruptiv. Ata janë të lutur që të na shkruajnë ose të na dërgojnë foto apo filmime në numrin 0676054545 (Ëhatsapp, Viber)”, thuhet në njoftim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY