Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ministria e Drejtësisë, kallëzim penal për kandidatin për deputet të PS

10/06/2017
Ministri i Drejtësisë pezullon Sekretaren e Përgjithshme: Është kandidate e PS
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministria e Drejtësisë ka bërë sot një kallëzim tjetër penal lidhur me shkeljet e ligjit elektoral në vend.

Bëhet fjalë për kandidatin për deputet të PS, Fadil Nasufi, ish prefekt i Beratit dhe regjistruesit të ZVRPP Berat z. Ledian Shehu.

Kallezimi penal:

 

KALLËZIM PENAL NDAJ KANDIDATIT PËR DEPUTET NË QARKUN BERAT Z. FADIL NASUFI DHE REGJISTRUESIT TË ZVRPP BERAT Z. LEDIAN SHEHU

Ministri i Drejtësisë i kërkon organit të prokurorisë marrjen e masës së sigurimit personal ndaj të kallëzuarve

Ministri i drejtësisë urdhëron shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të Regjistruesit të ZVRPP Berat

Ministri i Drejtësisë z. Gazment Bardhi, ka kallëzuar sot në prokurori kandidatin për deputet të Qarkut Berat z. Fadil Nasufi dhe Regjistruesin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme z. Ledian Shehu, për veprat penale të parashikuara nga nenet 246 “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, 328 “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, si dhe 328/a “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, të Kodit Penal.

Sipas informacioneve të marra dhe të dokumentuara nga Ministria e Drejtësisë, të kallëzuarit kanë shfrytëzuar veprimtarinë institucionale të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Berat, për qëllime të përfitimit politik në zgjedhje.

Gjatë një aktiviteti me karakter politik dhe fetar, z. Fadil Nasufi, në bashkëpunim me Regjistruesin z. Ledian Shehu, kanë bërë shpërndarje të certifikatave për vërtetim pronësie, edhe pse kjo nuk është detyrë e një kandidati për deputet, por është veprimtari normale institucionale e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Sipas ligjit, kandidati për deputet as nuk mund të përvetësojë procesin e shpërndarjes së certifikatave për vërtetim pronësie, dhe as nuk mund ta përdorë atë për qëllime të përfitimit politik. Pajisja me certifikatë vërtetimi pronësie, është detyrim për Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, dhe asnjë kandidat për deputet nuk ka arsye për ta konsideruar këtë veprimtari shtetërore si “meritë” apo “kënaqësi” të tij, për shkak se një veprim i tillë sjell përgjegjësi penale.

Ministria e Drejtësisë, e konsideron thellësisht kriminale dhe të paligjshme, përdorimin e veprimtarisë shtetërore, për përfitime nga komunitete fetare, dhe për pasojë ka kërkuar aplikimin e masave të sigurimit personal ndaj të kallëzuarve, për të  parandaluar kryerjen e krimeve të të njëjtit lloj me atë për të cilën referohet në kallëzim.

Ministri i Drejtësisë z. Bardhi, gjithashtu ka urdhëruar menjëherë edhe shkarkimin nga detyra të Regjistruesit të ZVRPP Berat z. Ledian Shehu, për shkak se ka lejuar përdorimin e veprimtarisë shtetërore, me qëllim favorizimin e një partie politike ose kandidati në zgjedhje, në kundërshtim flagrant me ligjin dhe qëllimin e detyrës.

Ministria e Drejtësisë gjen edhe njëherë rastin të inkurajojë çdo qytetar që të denoncojë, të gjitha rastet e përfshirjes në fushatë apo përdorimit të funksionit publik në favor të një subjekti zgjedhor, si dhe garanton qytetarët jo vetëm për ruajtjen e anonimatit, por edhe për ndjekjen me seriozitet maksimal të këtyre rasteve, duke qenë garant i zbatimit korrekt të ligjit.

Bardhi siguron se është i vendosur në zbatimin e ligjit dhe do të veprojë me tolerancë zero për çdo veprimtari politik në kundërshtim me ligjin të punonjësve së administratës shtetërore në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.

Tags: Fadil Nasufigazmend bardhiledian shehu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.