Administratori i Njësisë Bashkiake nr. 2 në Tiranë, Elez Gjoza, vartës i Erion Veliajt, ka reaguar pas akuzave në adresë të tij për regjistrime fiktive të 60 qytetarëve. Përfaqësuesi i LSI-së, nuk ka kursyer akuzat e rënda, për lidhje me trafikun e drogës, ndaj Saimir Tahirit.
Në një deklaratë për media, Elez Gjoza ka mohuar akuzat, duke i cilësuar ato qesharake.
“Akuza të pavërteta ndaj meje. Akuza për regjistrime fiktive nuk është e vërtetë. Edhe akuza e dytë po ashtu, për punë në këmbim të votës. Unë nuk kam tagrin ligjor për punësime në këmbim të votës. Edhe sekretaren e emëron kryetari i bashkisë. Edhe akuza e tretë për pjesëmarrje në fushatë është qesharake. Unë nuk bëj fushatë deri në orën 4 se jam në shërbim të qytetarëve, por pas kësaj orë do bëj fushatë”, tha Gjoza.
Sakaq, ai ka hedhur akuza ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Dhe thotë se akuzat ndaj tij janë për shkak të raporteve jo të mira me ish-ministrin Tahiri.
“Ministri i hashashit t’i lërë presionet ndaj meje. Nuk më tremb dot. Mbolli hashash edhe në bahçen e vet”, tha Gjoza.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/