BALENA BLU/ Trondisin fëmijët shqiptarë: Nëse bie nga lartësia nuk të gjen...

BALENA BLU/ Trondisin fëmijët shqiptarë: Nëse bie nga lartësia nuk të gjen gjë

156
0
Shares

“Balena Blu” quhet loja e frikshme që ka marrë jetën e dhjetëra fëmijëve në botë e që me sa duket ka mbërritur edhe në Shqipëri. Edhe pse autoritetet nuk e pohojnë këtë, janë vetë fëmijët që thonë se e luajnë lojën dhe dinë shumë detaje rreth saj.
“Mua më kanë marrë në telefon dhe më kanë pyetur a dëshiron ta luash Balenën Blu? Por unë e dija që ishte e rrezikshme dhe iu përgjigja: Jo. Pastaj mora kartën dhe e theva”,- tha një fëmijë.
“Njoh dy veta në klasën time që e luajnë. Është një lojë interesante thonë se ka të bëjë me jetën tonë dhe nëse bie nga lartësia nuk të gjen gjë”,- tha një vajzë.
“Një djalë i klasës time ka çarë dorën, por tani ka fikur celularin se e ka kapur vëllai dhe ia ka ndaluar vëllai”,- tha një tjetër.
“Luajnë dy shokët e mi, njëri është në nivelin 31 dhe tjetri në të 35-n. I detyrojnë të zgjohen në mes të natës, folin me vete, janë si lojëra të çmendura”,- tha një tjetër fëmijë.
Këto janë pohimet e disa fëmijëve dhe adoleshentëve shqiptarë, të cilët jo vetëm e njohin lojën e “Balenës Blu” por edhe kanë rrezikuar të bien në kurthin e saj. Fëmijët pohuan për News 24 fakte tronditëse, dëshmi nga të cilat na rezulton se kjo lojë është më popullore sesa mendohet.
Pavarësisht se fëmijët pohojnë se po luajnë me këtë lojë, policia nuk ka marrë denoncime konkrete. “Deri në këto momente nuk kemi denoncime konkrete për këtë lojë”,- tha Artan Dashi, shef i krimit kibnerbetik në Tiranë.
Loja online e quajtur “Balena Blu” që sipas të dhënave nga mediat ndërkombëtare, mund të ketë vrarë mbi 140 fëmijë dhe adoleshentë vetëm në Rusi, mesa duket përbën rrezik potencial edhe për fëmijët shqiptarë, pasi ka mbërritur prej kohësh në rrjetet sociale të adoleshentëve më së shumti në Messengerin e Facebook-ut. Për këtë janë sërish fëmijët që sqarojnë sesi kontaktohen nga drejtuesit e lojës.
“Më kishte çuar ftesë por kur thashë s’më intereson më bënë block”,- tha njëri prej tyre.
“Fillimisht duan foton tënde, pastaj të shtëpisë dhe sfida e tretë ka të bëjë me një video ku ti gjuan veten me shpulla”,- u shpreh një tjetër nxënës i shkollës 9-vjeçare.
Torturat e njëpasnjëshme nga kërkesat e një të panjohuri nisin përmes një presioni psikologjik dhe fëmijët krijojnë varësi nga një njeri i panjohur përtej kompjuterit. Fëmijëve iu kërkohen sfida të vështira dhe të dhimbshme, si p.sh të presësh veten me thikë, të zgjohesh në orën 4:20 të mëngjesit për të parë videot horror që të dërgon personi anonim dhe sfida të tjera të dhimbshme që i jepen fëmijës për 50 ditë, deri në sfidën e fundit: Të hidhen nga tarraca e një pallati të lartë për tu shpallur fitues i sfidës.
Personi që e krijoi këtë lojë, një 21- vjeçar rus, pak kohë më parë deklaroi se objektivi ishin pikërisht fëmijët, të cilët i quajti “mbetje biologjike” dhe pretendoi se po “pastronte shoqërinë”. Philip Budeikin ndodhet aktualisht në burg pasi akuzohet se ka çuar drejt vetëvrasjes të paktën 16 vajza të reja në Rusi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY