Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për Andrea Grace Bailey-Kay, 47 vjeçe, banuese në Tiranë.
47 vjeçarja është nëna amerikane që dhunoi dy fëmijët e saj të mitur.
Sot ajo është paraqitur pranë gjykatës ppër tu përballur më vendimin që do të marrë trupa gjykuese.
Mbi të rëndon akuza e ushtrimit të dhunës mbi të mitur.
HISTORIKU
Dy fëmijët amerikanë, të zhdukur prej disa ditësh në Tiranë dhe të gjetur para tre ditësh, kanë rrëfyer në Polici, dhunën që nëna e tyre, ushtronte ndaj tyre.
Sipas pohimit të tyre në Polici, mësohet se, rreth dy javë më parë, djali i vogël pretendon se është kapur nga koka nga nëna e tij, shtetasja amerikane, Andrea Grace Bailey-Kay, 47 vjeçe, banuese në Tiranë dhe është përplasur në tokë.
Ndërsa rreth një jave më parë ose saktësisht dy ditë para se të largoheshin nga banesa e tyre, Tajg dhe Tavish kishin marrë disa ushqime pa lejen e nënës së tyre dhe ajo, pasi e kishte marrë vesh, sipas pretendimeve të fëmijëve, dy të miturit janë rrahur nga nëna e tyre me rrip brezi në pjesët e siperme të kofshëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/