FOTO/ Dritan Demiraj takon kreun e OSBE në Shqipëri, i prezanton prioritet...

FOTO/ Dritan Demiraj takon kreun e OSBE në Shqipëri, i prezanton prioritet e ministrisë së Brendshme

97
0
Shares

Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj priti në një takim kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt me të cilin biseduan rreth plotësimit të standardeve të larta në procesin zgjedhor. Ministri Demiraj falënderoi prezencën e OSBE-së në Tiranë për trajnimin e Policisë së Shtetit për t’i ndërgjegjësuar ata për rolin e tyre në zgjedhje.
Ambasadori Borchardt informoi ministrin Demiraj për angazhimin e plotë të Prezencës së OSBE-së në Tiranë për monitorimin e zgjedhjeve dhe veçanërisht të aspekteve të financimit të fushatës zgjedhore.
Nga ana e tij, Ministri i Brendshëm Demiraj u përqendrua te prioriteti i tij i parë, garantimin e një procesi zgjedhor të qetë, mos përfshirjen e  policisë në proces, si dhe neutralizimin e mundësisë së blerjes së votës nga burime te paqarta.
Ministri Demiraj theksoi se axhenda e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Shtetit është lufta pa kompromis kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike përmes kontrollit të territorit dhe goditjes së grupeve të strukturuara kriminale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY