FOTO/ Biznesmeni varroset për së gjalli, telefonon vëllanë për ndihmë

FOTO/ Biznesmeni varroset për së gjalli, telefonon vëllanë për ndihmë

83
0
Shares

Një biznesmen rus, i cili u varros për së gjalli në një varrezë në Moskë, telefonoi të vëllanë duke iu lutur që të paguante borxhin e tij, në mënyrë që të rifitonte lirinë.
Khikmet Salaev 41-vjeçar u rrëmbye pasi nuk kishte shlyer një borxh prej 410 mijë paund.
Sipas mediave ruse, ai u tërhoq zvarrë për në varrezat e Lyubertsy dhe u varros për së gjalli, por iu lejua që të mbante me vete telefonin.
Nën tokë, i mbuluar me dhe, ai arriti që të telefonte vëllanë e tij 36-vjeçar, Ismail.
Ky i fundit raportohet se pagoi një pjesë të borxhit (rreth 16 mijë paund) dhe i dha gjithashtu makinën e tij BMW-535 “partnerëve të biznesit” të Khikmet.
Vetëm pas kësaj, rrëmbyesit i dhanë Ismail vendndodhjen e vëllait. Ai raportohet se kishte qëndruar nën dhe për rreth 4 orë.
Ai u dërgua në spital me disa fraktura.
Media ruse ka ngritur së fundmi shqetësimin për një rikthim të mundshëm bandave gangstere të vitit 1990. TVKlan.al

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY