Basha takim me studentët në Elbasan, “ua pret fondet” universiteteve private

Basha takim me studentët në Elbasan, “ua pret fondet” universiteteve private

65
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka vijuar sot takimet elektorale në Elbasan, me studentë ku ka folur për planin e Republikës së Re për arsimin. Ndërkohë që ka folur për reformën e qeverisë për arsimin e lartë, Basha ka shpotitur edhe me kreun e Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini.
“Arsimi i lartë financohet nga buxheti, pra buxheti janë të ardhurat që mblidhen nga prindërit tuaj, pra e paguani njëherë. Secili paguan TVSH me ushqimet, me ujin, me shërbimet, 20% shkon te shteti. Të gjithë paguani taksa dhe nga këto taksa mblidhet buxheti. Vetëm me TVSH mblidhen 1.6 miliard euro në vit. Lekët që kanë marrë nga taksat nuk i kanë çuar për arsimin. Tani thonë do kalojmë në një financim të avancuar, t’ju marrin edhe njëherë lekë me tarifa të kripura. Lali fiku ka shpikur taksën e shkollës. A e ka shpik dhe Lala? E ka zënë hashashi ë, hashashi në pleqni s’ke ça të bësh”, tha Basha.
Kreu i PD-së më pas ka shpjeguar se politika e re në arsim, i jep avantazh institucioneve publike.
“Thelbi i politikës së re në arsim do të jetë që të parët që do të përfitojnë janë sistemi paraarsimor, shkollat dhe universitetet. Institucionet publike do të financohen, ndërsa ato private nuk do të përfitojnë si kanë përfituar. Ne do ta orientojmë universitetin nga tregu”, tha Basha.
Ai premtoi “mbështetje për universitetet publike si Universiteti i Elbasanit me financime dhe do ti japim më shumë pushtet studentëve në vendimmarrje. Do të financojmë 10 mijë stazhe pune për të sapodiplomuarit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY