Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Efektivet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, mbrëmjen e djeshme, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë goditur një tjetër rast.
Sipas Policisë vendore, mësohet se dje, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në mjetin kamion tip “Daf”, me drejtues një shtetas maqedonas, pas dyshimeve nga Specialistët se në brendësi të tij kishte lëndë narkotike, për verifikim më të hollësishëm u kontrollua në Skaner.
Në përfundim u konkludua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Kamioni ishte i ngarkuar me kuti të mbushura me kastravecë dhe në mes të kastravecëve kishte qese të mbushura me lëndë narkotike.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Vijon puna për peshimin e lëndës dhe hetimet për zbulimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/