Malësi e madhe, armë, municione dhe 670 bimë narkotike në, në pranga...

Malësi e madhe, armë, municione dhe 670 bimë narkotike në, në pranga 3 punonjës të administratës

89
0
Shares

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe , më datë 06.06.2017, në vendin e quajtur pylli “Nën Maja” në fshatin Ivanaj Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe, gjatë kontrollit të territorit, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 1 armë zjarri atomatik model 56
– 2 krëhëra
– 50 fishekë
– 55 kapsolla detonatori
– 20 kallepë tritoli
– 15 copë granata
– 2 kutia metalike të mbyllura me ndezësa granate.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë në fshatin Rras, në vendin e quajtur Qafa e Mollës, Njësia Administrative Gjegjan, Pukë, pronë publike, ambient i hapur, gjatë kontrollit të territorit, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan në një parcelë 370 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, me lartësi 10-110 cm, si dhe një serë janë gjetur 810 tasa plastik (kubik ) ku në 300 prej tyre kishte të kultivuar fidanë , ndërsa në 510 tasa kubik ishin të mbushur me dhe gati për përgatitje të mbjelljes së bimës narkotike.
Për këtë rast janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, shtetasit:
-F. J, 43 vjeçe, banuese në fshatin Gojan i Vogël Pukë, me detyrë Administratore e Njësisë Administrative Gjegjan, Pukë.
– B. Gj, 47 vjeç, banues në fshatin Rras – Pukë, me detyrë Kryeplak i fshatit Rras.
– T. N, 50 vjeç, banues në fshatin Dom – Pukë, me detyrë Inspektor i policisë pyjore që mbulon Njësinë Administrative Gjegjan, Pukë.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY