Ja kush është ish i dënuari për vrasje që u gjet i...

Ja kush është ish i dënuari për vrasje që u gjet i vdekur sot në Tiranë

162
0
Shares

Ardian Laze është ish i dënuari për vrasje që u gjet i vdekur sot në një dhomë hoteli në Tiranë.
Laze akuzohej se në 18 maj 2005 kishte qëlluar me kallashnikov ndaj Arben Hoxhës i cili njihej me nofkën “Ben Komisari”, për shkak se babai i tij në kohën e diktaturës kishte qenë shef i Degës së Punëve të Brendshme në Lushnje.
Hoxha njihej si njeri shumë problematik, jo vetëm për bashkëqytetarët e tij të Lushnjes, por dhe policinë.
Arben Hoxha, 41 vjeç, shkonte jo rrallë herë për të luajtur në lojërat e fatit, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”. Lokali “Xheal” ka qenë i marrë me qira nga Ardian Laze, 38 vjeç, ndërsa Dritan Bilbili njihej si administratori i tij.
Dy “menaxherëve” të lokalit të lojërave të fatit duket se jo rrallë herë i ishin ankuar punonjësit e tij se “Ben komisari” nuk pranonte të paguante lekët e lojërave që bënte. Përveçse nuk paguante paratë, i arrestuari ka dëshmuar se, herëpashere, viktima Hoxha ka kërcënuar shumë seriozisht personelin.
Një gjendje e tillë është bërë e papërballueshme për Bilbilin dhe Lazen, të cilët e lanë të vdekur në vend Arben Hoxhën, djalin Isufit, e njërit për ish-komisarëve të policisë së qytetit të Lushnjës, në periudhën e monizmit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY