HISTORIA/ Jetimja: Si më mashtroi shkrimtari i njohur, më zhvati 15 mijë...

HISTORIA/ Jetimja: Si më mashtroi shkrimtari i njohur, më zhvati 15 mijë euro

340
0
Shares

Një rrëfim i pazakontë erdhi sot në emisionin “Me zemër të hapur”, në TV News24, ku në qendër të saj është një histori që nisi si lidhje dashurie dhe përfundoi në mashtrim. Protagoniste e historisë së trishtë është bërë Lumturie Kodra, e cila ka rrëfyer live se si u njoh e më pas u mashtrua sipas saj nga shkrimtari Amedeo Baci.

Lumturia, e cila prej shumë vitesh jeton në Itali, tregoi se ishte njohur me shkrimtarin në rrjetin social “Facebook”, ndërsa më pas mes tyre kishte nisur një lidhje dashurie. Mes të tjerash Kodra tha se Baci i kishte marrë asaj me anë të një mashtrimi 15 mijë euro, me pretendimin se do ia kthente, gjë që sipas saj ai se bëri kurrë, shkruan ‘BalkanWeb’. Po ashtu, deklarata e saj ‘bombë’ shkon edhe më tej, ndërsa shton se të njëjtën skemë mashtrimi shkrimtari e kishte përdorur dhe me femra të tjera, siç ishte dhe rasti i shoqes së saj, të cilët sipas pohimeve të Lumturies, i kishte marrë 50 mijë euro.

“Me Amedeon jam njohur në “Facebook”. Më zhvaste portofolin çdo muaj. Më thoshte që do ti jap paratë 10-fishi. Jo i thash, ‘më jep lekët që më ke veç, se s’jemi burrë e grua’. Unë shkruaja librat e mi, ai gjeti një redaktore tjetër, Edonën, që sot e përdor si grua edhe pse ka moshën e vajzës së tij. Përdori të njëjtin modalitet dhe me femra të tjera, na fuste në hotel…Ashtu siç ia bëri dhe me një shoqen time, që i mori 50 euro”, rrëfeu live Lumturie Kodra, autore e 4 librave të botuar në shqip, përcjell ‘BalkanWeb’.

 

 

Jetimja: I dashuri s’do martohej kurrë me mua, fundi tragjik kur linda djalin

Historia e saj është e denjë për një roman apo novelë dhe 57-vjeçarja Lumturie Kodra ka vendosur ta ndajë sot me publikun shqiptar pa droje, pa pasur frikë nga paragjykimet, reale, ashtu siç e ndan shpesh në librat që shkruan.

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, Lumturia tregoi se u rrit në jetimoren e Korçës, sepse ishte fryt i një lidhje të nënës së saj, të cilën e takoi për herë të parë në moshën 11-të vjeçare.

Që nga fëmijëria e vështirë, tek dy martesat fatkeqe, pasi të dy bashkëshortët i kanë vdekur, Lumturia rrëfen dramën e saj dhe ka një mesazh për të gjitha femrat, sepse pas këtij momenti kërkon të dalë nga depresioni i thellë dhe njeh një tjetër person që e mashtron.

 

***

Tre histori dashurie me funde të trishta, nuk e kanë gjunjëzuar Lumturie Kodrën, shkrimtaren që u rrit jetime e mundi ta njohë nënën vetëm kur ishte 11-vjeçe, por që jeta nuk e përkëdheli kurrë ashtu siç donte.

Ajo vijon rrëfimin në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” dhe flet për dashurinë e parë, me burrë të quajtur Roberto në qytetin e Korëës. Historia me të siç thotë Lumturia ishte e shkurtër dhe e vrullshme por përfundoi me një fund të tmerrshëm. Ai vdes në momentin që ajo sjell në jetë fëmijën e tyre, djalin e saj të vetëm.

“Me Roberton pata një histori të shkurtër, më merrte, më çonte tek vëllai. Ditën kur isha në maternitet e mora vesh nga shoqet se ai kishte humbur jetën në maternitet”,- thotë Lumturia, raporton BalkanWeb.

Ajo përlotet në studio dhe shton: “Njerëzit e tij nuk i njoha. Unë u largova nga Korça për të mbyllur plagët, shkova tek Nexhmije Hoxha për të kërkuar shtëpi. Unë e dija që nuk do ta merrja për burrë, e dija. Isha e dashuruar dhe kaq. Ne jetimët na shikonin me përbuzje dhe s’kishte s’i ndodhte ndryshe”,- shton ajo, raporton BalkanWeb.

 

***

“Nëna ime më braktisi që në moshën 2 vjeçare. Kur isha 11-vjeç erdhi nëna dhe më takoi për herë të parë. Deri në moshën 10 vjeçare isha alegro e ndjeshme, mezi prisja ta njihja nënën. Dridhesha atë ditë, brenda vetes e prisja që do më vinte. Ajo e përlotur, në sytë e saj pashë vuajtje, trishtim, ngjaja shumë me të… Kur kam shkuar për herë të parë në shtëpinë e nënës ajo ishte aq e varfër sa kur shkova ta takoj më dha bukë me uthull e sheqer. Unë nuk shkova kurrë në plazh si shoqet e mia, punova tokën që të mund ta kënaqja nënë time, i bleva asaj një fustan, tregon mes lotëve Lumturia.

Momentet e takimit me nënën ajo i tregon me detaje ashtu edhe faktin që pengu më i madh që ka në jetë është fakti që nuk e takoi kurrë të atin.

“Deri kur dola në jetë s’kisha guxim t’i thosha se kush ishte babai im. Dikush thoshte ka lindur me një kosovar, ka qenë mashkull i bukur dhe inteligjent. Këtë nuk ia kërkova kurrë të ma thoshte…”,- rrëfen Lumturia. Por historia e saj nuk mbaron me kaq…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY