Vijon operacioni masiv në të gjithë territorin e Qarkut Vlorë për parandalimin, evidentimin, goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Në operacion janë përfshirë duke bashkëpunuar me njëra-tjetrën forca të shumta policie, konkretisht: Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare dhe Migracionit Vlorë, Reparti Delta Force, Njësia Speciale FNSH Fier dhe Guardia di Finanza.
• Sekuestrohet një sasi me lëndë narkotike prej 140 kg në Delvinë.
• Evidentohen dhe asgjësohen 70 bimë narkotike në Gjormë, Vlorë.
• Bllokohen dhe sekuestrohen 2 mjete lundruese në fshatin Pish-Poro (Vlorë-Fier).
• Shoqërohen 4 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjeve.
Gjatë kontrollove të ushtruara në fshatrat e lumit Vjosë dhe përgjatë vijës bregdetare Vlorë-Himarë Sarandë deri tek malet e Delvinës, ka rezultuar se gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Vergo të Delvinës pranë vendit të quajtur “Shahino”, midis disa shkurreve janë gjetur 6 thasë të mëdhenj sintetikë të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar të llojit Cannabis Sattiva, me peshë të përgjithshme prej 140 kilogramë.
Në vijim të këtyre kontrolleve, janë evidentuar dhe asgjësuar 70 bimë narkotike të llojit Cannabis
Sattiva në fshatin Gjormë të Selenicës, të mbjella në një zonë të pyllëzuar, me lartësi nga 10 cm deri
në 15 cm, të cilat u asgjësuan me djegie.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve të ushtruara përgjatë lumit Vjosë, shërbimet kanë konstatuar dhe bllokuar 2 mjete lundruese “Gomone” në fshatin Pish-Poro, të cilat dyshoheshin se ishin fshehur me qëllim për të trafikuar lëndë narkotike.
Vazhdojnë hetimet për arrestimin e autorëve të implikuar në këto veprimtari kriminale.
Policia e Vlorës bën me dije se në ditët në vijim do të ketë kontrolle të rrepta me grupe pune të mirëorganizuara si dhe monitorimin e të gjithë territorit nga ajëri, toka dhe uji me qëllim parandalimin e veprimtarive të paligjshme si dhe marrjen e masave për ndëshkimin e personave përgjegjës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/