Drejtoresha e një gjimnazi në Tiranë është goditur nga nëna e një prej nxënësve të shkollës.
Ngjarja ka ndodhur në Tiranë.
Burime zyrtare nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se kanë arrestuar 46-vjeçaren Ardiana H., e cila ka goditur drejtoreshën e një gjimnazi.
Sipas policisë, një ditë më parë u arrestua Ardiana H., 46 vjeçe, banuese në Tiranë dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për dy adoleshentë H. H., 18 vjeçe dhe G. H., 16 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas policisë, tek ambientet e brendshme të një shkolle, shtetësia Ardiana H. (nëna e shtetasit G. H., nxënës i kësaj shkolle), ka goditur drejtoreshën e kësaj shkolle, shtetasen V. G., ndërsa 18-vjeçarja me inicialet H. H., ka goditur me grusht derën e zyrës së drejtoreshës duke e dëmtuar.
Gjithashtu këta tre persona e sipërpërmendur, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë veprimeve të tyre procedurale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/