Mimi Kodheli kujtohet më në fund, padit kandidatin e PD

Mimi Kodheli kujtohet më në fund, padit kandidatin e PD

159
0
Shares

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshme të FA, Xhemal Gjunkshi, i cili renditet i dyti ne listën e Partisë Demokratike ne Dibër, si kandidat për deputet, është paditur nga Ministria e Mbrojtjes në Gjykatën e Tiranës. Objekti i padisë, për kthim shume prej 6600 euro, e cila është shpenzuar për bileta avioni nga bashkëshortja e Gjunkshit, por i përkisnin buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes.
Sipas padisë se paraqitur në gjykatë, kjo shumë e madhe, është keqpërdorur nga Gjunkshi në kohën kur mbante postin e shefit të përgjithshëm të shtabit të FA, për udhëtime jashtë vendit për bashkëshorten.
Mimi Kodheli, vetëm tani, pas rreth 4 vjetësh u kujtua për këtë padi, për të cilën nuk do “shqetësohej” në se Gjunkshi nuk do të kandidonte për PD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY