Largimi i Lefter Maliqit nga lista e kandidatëve të PD-së në Berat dhe bashkimi i tij me kryeministrin Edi Rama ka sjellë jo pak reagime dhe kritika. Një ndër ta është dhe gazetari Arben Vata, i cili e ka cilësuar Maliqin si një qenie pa shtyllë kurrizore.
Me anë të një postimi në “Facebook”, Vata ka ironizuar këtë lëvizje të Maliqit duke sjellë ndërmend një film të realizuar në periudhën komuniste.
Statusi i plotë i gazetarit Arben Vata
Lefter Lefteri, në emër të popullit…
Imagjinoni një skenë të tillë në bregdetin e Durrësit: Një person që pasi ka ndërruar dy parti, vendos të rikthehet në bazë, tek socialistët. Ndërsa ky personi është duke medituar duke u kthjelluar nga zhurma e valëve të detit, vjen një i panjohur dhe e prek lehtë në shpatull. “Lefter Lefteri, në emër të popullit…..do të jesh prapë komunist”. Për të qeshur dhe për të qarë me këtë soj politikanësh. Fle si demokrat, ëndërron si LSI-st, gdhihet i dyzuar dhe kthjellohet për origjinën që ka, kur kupton se nuk mund të jetë sërish deputet. SA turp për këtë racë pa shtyllë kurrizore!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/