Viktima Renald Pulaku
“Ai ishte i pasur, ndërsa unë jam sëmurë”.
Këto kanë qenë fjalët e Edvin Gjinit gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, i akuzuar për vrasjen e Renald Pulakut. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pa praninë e asnjë familjari.
Gjykata e Elbasanit dha masën e sigurisë “arrest me burg” për 38-vjeçarin Gjini, i cili qëlloi për vdekje me thikë babanë e dy fëmijëve të premten e kaluar.
Kryesuesja e trupit gjykues, Zamira Vyshka, vendosi të lërë në burg 38-vjeçarin Gjini. Autori i dyshuar pranoi krimin, por nuk shprehu pendesë.
Sipas burimeve, i pyetur nga trupi gjykues për krimin, Gjini ka deklaruar se “M’u errësua vetëdija, as vetë nuk e di se si e vrava ashtu”.
Dëshmia e tij është dhënë në prani të avokatit të caktuar nga gjykata. Ndërkohë, gjatë gjithë seancës gjyqësore Gjini ka qenë shumë aktiv, duke pohuar ndër të tjera: “Ai ishte i pasur, më ngacmonte gjithnjë, prandaj dhe e vrava me thikë. Unë jam i sëmurë dhe mjekohem”.
Mbrëmjen e së premtes Edvin Gjini, i cili e ka pohuar edhe vetë se mjekohet pasi dyshohet se është konsumues i lëndëve narkotike, vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, babanë e dy fëmijëve, Renald Pulaku.
Mes tyre ka pasur një sherr të vjetër për shkak të familjeve të tyre, të cilat janë konflikuar për një dyqan në lagjen ku edhe banojnë. Sherri mes prindërve kaloi te fëmijët dhe Gjini gjatë seancës gjyqësore ka pohuar se ka qenë gjithnjë Pulaku ai që e ka ngacmuar me fjalë deri në atë pikë se edhe e detyroi atë ta vriste.
Prindërit e viktimës kanë një dyqan për shitjen e byrekëve, ndërsa edhe prindërve të autorit u kishte lindur ideja për të hapur një dyqan të tillë, por për shkak të konkurrencës familja e viktimës nuk i ka lejuar ata.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/