Shqipëria numëron 870 mijë duhanpirës

Shqipëria numëron 870 mijë duhanpirës

120
0
Shares

Shqipëria numëron plot 870 mijë duhanpirës. Ekspertët tregojnë se Shqipëria vijon të jetë ndër vendet me shifrat më të larta të duhanpirësve, pavarësisht masave të marra.
Sipas ekspertëve, cigarja e parë konsumohet që në klasat fillore, ndërsa vendi ynë numëron duhanpirësit që nga fëmijët e moshës 11-vjeçare.
Një nga masat e marra për të minimizuar konsumimin e duhanit është ligji që ndalon përdorimin e tij në ambiente të mbyllura, si bare, restorante etj.
Pavarësisht se baret nuk janë më vende ku konsumohet duhan, shifrat e duhanpirësve mbeten të larta.
Sipas tvklan, për të paralajmëruar popullatën në lidhje me dëmet e shkaktuara nga duhani, nga 1 Janari i 2018 të gjitha paketat do shoqërohen me figura të sëmundjeve që kanë si shkak duhanpirjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY