Takimi i fundit që kreu i qeverisë zhvilloi në Dibër dhe u transmetua direkt nga faqja e tij e FB nuk ka kaluar pa vëmendjen e ndjekësve të tij në rrjetin social.
Mes morisë së komenteve, shumë e akuzojnë për premtime fushate, se i ka harruar njerëzit, se nuk ka mbajtur premtimet, të tjerë se po ua bën mendjen p*rdhë, e po i hipnotizon pa bërë asnjë punë e dikush tjetër e paralajmëron të mos i prekë shqiptarët në nder, duke i kujtuar batutat që bën për gratë.
Replikat
Komentuesi: Mos shkoni tu u tregu prralla Dibraneve por beju rrugen e Arberit qe va ke premtu!
Rama: Mevlan, se cfare u tregoj une dibraneve dine ta peshojne mire ata mos va qa hallin ti, po mundohu te flasesh me edukate se e ke per veten tende jo per mua! Procedura per kontraten e ndertimit te rruges se Arberit eshte drejt finalizimit, por cka nuk u be per 100 vjet, nuk duhet kerkuar te behet per 44 mua.
Komentuesi: Po ca fitore me po ky osh bo si gjarper.po i hipnotizon njerzit.bone cat rugen e arberit se na keni lodh.se dibront e bejn vet shtetin.
Rama: Hahahahah po mor po, hipnotizohen kollaj ata burra po keq per ty qe s’i njihke hiq.
Komentuesi: Ja beri fshatarve mendjen pordh …
Kaq e kan keta … tani enderojn dikur jan ne planet tjeter hehehehehehe.
Rama: Qirie Panos, ata te japin ty uje ne bisht te luges dhe ta bejne veturen te te duket si mushke o lumadhi ti qe paske gjetur edhe mbiemer me kotos ne fund, tamam kot flet.
Komentuesi: nuk xhete naj batut me pun grash dhe atje !!!!mos i prek shqiptaret ne nder dhe ne dinjitet ne menir direkte se do hash noj te shar ne publik si te te vij menja verdall ,po ti je kac i zgjuar i studjon njerzit pa fol.
Rama: Ah i shkreti ti per nderin tend, po kam te drejte une kur them qe burrat e kane marre ne qafe kete vend historikisht jo grate.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/