Ja pse Ilir Meta shkoi te zyra e Berishës? Kryemadhi zbulon të...

Ja pse Ilir Meta shkoi te zyra e Berishës? Kryemadhi zbulon të vërtetën

139
0
Shares

Nënkryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emision ‘Top Story”, ka zbuluar se pse Ilir Meta një ditë pas marrëveshjes së arritur Rama- Basha, i shkoi në zyrën e Berishës.

“Ilir Meta nuk ishte me çadrën, por ama nuk donim asesi të shkonim në zgjedhje pa opozitën.

Ne kemi ushtruar deri në fund ‘presioni’, për tu ulur dhe për ti bashkuar. Me 17 maj Vasili dhe PDIU i ftuan dhe i detyruan dy partitë e vjetra për të biseduar. Qeveria e besimit që propozoi Ilir Meta është ajo që po na çon drejt zgjedhjeve të 25 qershorit.

Ne duhet që ta harrojmë arrogancën në politikë dhe të jemi më shumë ne realitet. Rama nuk kishte pse ta provokonte Bashën që do tu çonte kutitë në çadër. Ndërsa nga ana tjetër Basha kërcënonte se nuk do të futej në zgjedhje.

Vasili i shkruajti shumë Ramës por nuk iu përgjigj?

Vasili flet shumë hapur me Ramën dhe me Partinë Socialiste.

Unë besoj se Ilir Meta është një nga iniciatorët e marrëveshjes Rama-Basha.

Ne i lamë vetëm mandatin e Ministrisë së Drejtësisë. Ne ishim të gatshëm që të linim dhe mandate të tjera. Politika është e pallogaritshme dhe sjell dhe rezultate të tilla.

Pse sa herë ka një krizë Ilir Meta shkon tek Berisha?

Jam e bindur që ai ka vajtur për ta falënderuar Berishën për zgjidhjen e krizës.

Berisha ka qenë një nga negociatorët për zgjedhjen e krizës?

Unë mendoj që po. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY