Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë për qarkun e Beratit, Eduard Halimi, denoncoi përfshirjen e administratës në zgjedhje.
Ai tha se zyrtarë të PS dhe LSI kanë nisur mbledhjen e kartave të identitetit për të blerë votat me metodat e vjetra.
“Unë e di gjatë këtyre tre ditëve që kemi filluar fushatën këtu se zyrtarët e administratës këtu të LSI dhe PS, të Edi Ramës dhe Ilir Metës po vinë dhe po mbledhin karta identiteti dhe po shkojnë për të përdorur metodat e vjetra për t’ua blerë sërish votën me paratë e drogës, duke u mbledhur kartat, duke u bërë presion. Nga ky shesh po u them të gjithëve se ajo kohë ka marrë fund njëherë e mirë. Republika e vjetër ka rënë. Metodat e vjetra kanë rënë, kush do të guxojë nga administrata që të përfshihet në fushatë elektorale me hyrjen në fuqi të kodit penal që u bë i mundur pas marrëveshjes së Lulzim Bashës, pas kalimit në parlament të kësaj marrëveshje, ata njerëz do të përballen me forcën e ligjit”, u shpreh deputeti demokrat.
Halimi nuk kurseu dhe vlerësimet për kryetarin e tij të partisë Lulzim Bashën, ndërsa shprehu bindjen se ka zgjedhur ekipin fitues për 25 qershorin.
“Sot e fillojmë këtë betejë dhe në 25 qershor nuk mbyllet kjo betejë, fillon beteja për Lulzim Bashën për të ndërtuar Republikën e Re. Atë ditë fillon puna e madhe e Lulzim Bashës dhe ne të gjithë kemi besim sepse Lulzim Basha ka arritur me forcat e veta të jetë studenti i shkëlqyer i jurisprudencës në Hollandë, e ka arritur me forcat e veta të ishte një nga njerëzit me të talentuar në 2005 kur erdhi në PD. Ka qenë me forcat e veta Ministri më i suksesshëm që bëri liberalizimin e vizave, ndërtoi kryeveprën infrastrukturore Rrugën e Kombit, është Lulzim Basha që arriti me forcat e veta që të ishte dhe të jetë kryetari i PD, të ndërtojë ekipin e ri fituese të 25 qershorit që do të ndërtojë Republikën e re duke shembur Republikën e vjetër me Lulzim Bashën”, u shpreh më tej Halimi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/