Topalli & Imami: Të shkarkohet Lulzim Basha si kryetar i PD

Topalli & Imami: Të shkarkohet Lulzim Basha si kryetar i PD

67
0
Shares

Dy deputetë e PD të mbetur jashtë listave të kandidatëve për zgjedhjet e 2017, Jozefina Topallli dhe Arben Imami, kanë dalë aspra gazetarëve sot.
Jozefina Topalli ka shpërthuer me tone të ashpra duke i quajtur listat si “Lista personale të bizneseve të familjes Basha”.
“Unë kam dyshuar se kjo nuk është më PD-Ja e vërtetë, por tani jam e bindur për këtë. Kjo listë është lista e familjes Basha dhe e biznesve të saj”, ka thënë Topalli.
Ndërsa Jozefina Topalli u mjaftua me përmbledhjen e deklaratës që kishte shpërndarë sot më herët për mediat, Imami, shkoi më tej, duke kërkuar shkarkimin e kreut të PD, Luzim Basha.
“Gjendja e krijuar pas publikimit të listave të PD ka krijuar shqetësim të madh dhe probleme serioze, reagim qytetar nga mbështetës të PD.
Mesazhi i tyre është se.
1. Nuk mund të largohet Edi Rama duke shkatërruar PD.
2. Vendimi nuk është marrë nga strukturat, por është individual
3. Zgjidhja e vetme është mbledhja e strukturave dhe shkarkimi i Lulzim Bashës
4. Kolegët tanë, drejtues të strukturave, ju bëj thirrje se nuk ka kohë”, u shpreh Imami.
DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY