Korçë, gjimnazistët sherr me thika, dy prej tyre përfundojnë në spital

Korçë, gjimnazistët sherr me thika, dy prej tyre përfundojnë në spital

64
0
Shares
Foto Ilustruese

Ka përfunduar me 2 të plagosur një sherr mes disa gjimnazistëve në Shkollën e Mesme Bujqësore “Irakli Terova” në Korçë.
Burimet e Policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 17 në Korçë ku 16-vjeçari me iniciale N. T., pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur me thikë Xh. M., rreth 19 vjeç dhe M. R., rreth 17 vjeç.
Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Korçës ku ndodhen të dy nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes falë veprimeve të shpejta, u shoqërua në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.
Sipas policisë, konflikti kishte nisur mes të rinjve tre ditë më parë për motive banale ndërsa sot kur janë takuar kanë vijuar sërish sherrin që ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY