Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Greqi, ndahet nga jeta Konstantinos Mitsotakis

29/05/2017
Greqi, ndahet nga jeta Konstantinos Mitsotakis
Share on FacebookShare on Whatsapp

Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeç, Konstantinos Mitsotakis, një nga figurat më emblematike të politikës greke. Lajmi për vdekjen e tij u publikua nga familja, pak para orës 02.00 të mesnatës së të hënës.
“Sot, në orën 01,00, Konstantinos Mitsotakis u largua nga jeta, i rrethuar nga njerëzit që i donte dhe e donin”, thuhet në njoftimin e familjes.
Për gati 60 vjet jetë aktive në politikë, Mitsotakis shërbeu si deputet, kryetar partie, ministër dhe kryeministër. Ai konsiderohej si përfaqësuesi i fundit i një brezi politikanësh që shënuan jetën e vendit në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë.
Pinjoll i një familjeje politikanësh (gjyshi dhe babai), Konstantinos Mitsotakis u lind në Hania të Kretës, më 18 tetor 1918. Studioi për shkenca juridike dhe politike në Universitetin e Athinës dhe kreu studimet pasuniversitare në Gjermani.
Gjatë luftës së dytë botërore, për shkak të aktivitetit të tij në rezistencën antifashiste, u burgos dy herë, ndërsa u nderua me medalje nga Greqia dhe Anglia.
Në vitin 1946 u zgjodh për herë të parë deputet i Haniasë.
Në vitin 1951 u emërua zëvendësministër i financave.
Mitsotakis luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimet politike në fillim të viteve 1960, kur kishte kaluar në partinë Unioni i Qendrës (themeluar nga Jorgos Papandreu, babai i Andreas, që do të bëhej më vonë kryeministër i Greqisë dhe rival i betuar i Mitsotakisit; një përplasje që nisi nga viti 1964).
Me ardhjen në pushtet të juntës së kolonelëve (21 prill 1967), arrestohet, por 8 muaj më vone lirohet për shkak të një amnistie) dhe largohet për në Francë, ku jeton me gjithë familjen deri në përmbysjen e juntës ushtarake.
Në zgjedhjet e para demokratike, të nëntorit 1974, nuk arrin të zgjidhet deputet, por e realizon këtë në 1977, kur u zgjodh si përfaqësues i partisë së Neoliberalëve, që sapo kishte krijuar.
Në 1978, kalon te Demokracia e Re dhe në 1984 zgjidhet kryetar i kësaj partie.
Në prill 1990 udhëheq Demokracinë e re në fitoren e zgjedhjeve, por jo dhe me shumicën e mjaftueshme për të krijuar qeveri. Por ia arrin kësaj, pasi merr mbështetjen e deputetit të vetëm të një partie të vogël, dhe krijon qeveri me 151 deputetë.
Si kryeministër, e drejton vendin për tre vjet e gjysmë. Kjo periudhë përkon me dyndjen e shqiptarëve drejt Greqisë në 1990-1991. Në janar 1991 ai është i pari kryeministër i një vendi perëndimor që viziton Shqipërinë e cila qeveriset ende nga komunistët. Në Tiranë vjen edhe një vit më vonë, në maj 1992, pas zgjedhjes së Seli Berishës në postin e presidentit.
Në gusht 1993, qeveria e Mitsotakis humbet shumicën parlamentare për shkak të largimeve të deputetëve që shkojnë te partia e porsakrijuar nga ish ministri i i jashtëm, Antonis Samaras. Në zgjedhjet e parakohshme, që mbahen në shtator, zgjedhjet fitohen nga socialistët e PASOK-ut dhe Mitsotakis jep dorëheqjen si kryetar i partisë.
Megjithatë, në vlerësim të kontributeve të veta, ai zgjidhet kryetar nderi i Demokracisë së Re.
Në janar 2004, pas plot 58 vjetësh prezence në parlament, Konstantinos Mitsotakis njofton vendimin e tij që t’i jap fund aktivitetit të tij parlamentar dhe deklaron se mbetet aktiv në politikë.
Konstatinos Mitsotakis është babai i kryetarit aktual të Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis dhe i ish kryetares së Bashkisë së Athinës dhe ish ministre e jashtme, Dora Bakojanis. Tribuna

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

27/03/2026
Grupet shqiptare të drogës kërcënim për vendin edhe përmes pastrimit të parave. Çfarë deklaroi Vanhorn

Ambasada e SHBA në Tiranë: Duam eleminim të plotë të karteleve të krimit të organizuar

27/03/2026
“Po fshihen të dhëna sensitive”,Berisha bën publike denoncimin për drejtoreshën e Tatimeve: Si po kërcënohen punonjësit

Ibrahimaj: Ekonomia u rrit me 3.8% në fund të 2025, qeveria nuk përjashton paketa mbështetëse për ushqimet

27/03/2026
Stabilizohet çmimi i naftës, deri në 2020 jo më shumë se 60 dollarë

Importuesit kundër çmimeve të Bordit: Paralajmërojnë kufizim të furnizimit me naftë

27/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

27/03/2026
Grupet shqiptare të drogës kërcënim për vendin edhe përmes pastrimit të parave. Çfarë deklaroi Vanhorn

Ambasada e SHBA në Tiranë: Duam eleminim të plotë të karteleve të krimit të organizuar

27/03/2026
“Po fshihen të dhëna sensitive”,Berisha bën publike denoncimin për drejtoreshën e Tatimeve: Si po kërcënohen punonjësit

Ibrahimaj: Ekonomia u rrit me 3.8% në fund të 2025, qeveria nuk përjashton paketa mbështetëse për ushqimet

27/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.