DRENICA QELIA/ Marrëveshja e helmuar

DRENICA QELIA/ Marrëveshja e helmuar

284
0
Shares
Foto Ilustruese
drena qelia, vogel

Drenica Qelia

Një miting i opozitës shqiptare në hapje të fushatës është sulmuar me një lënde helmuese akoma të pashpjeguar nga strukturat hetimore të policisë apo ushtrisë. Me dhjetëra militantë të PD që morën pjesë në hapjen e fushatës elektorale të kësaj partie kanë përfunduar në spital me simptoma djegie, ënjtje dhe irritimi të lëkurës dhe syve. Kjo është një ngjarje shumë e rënde në një rend demokratik ku një miting fushate pa asnjë sinjalizim dhune apo terrori të sulmohet me lëndë helmuese. E akoma më tepër kjo lëndë helmuese mendohet të jetë shpërndarë afër tribunës aty ku drejtuesit kryesore të opozitës po qëndronin dhe aty ku kryetari i opozitës Lulzim Basha po mbante fjalimin e tij.
Angazhimi i strukturave të hetimit për ti dhënë një përgjigje kësaj situate lë shumë për të dëshiruar por shijen më të hidhur ta lë ironia e reagimeve të pushtetarëve të majtë që krahasojnë tmerrin e protestuesve që janë akoma spitaleve me “shëndetësi falas” për tu kuruar për problemet qe ka sjellë helmi i përdorur në mitingun e tyre elektoral, me teori konspirative të llojit alla Putin.
Kjo tregon se çfarëdo marrëveshje që behet me bijtë e etërve që janë sot në pushtet nuk ka fundin që kërkohet por ka historitë e kurtheve të sajuara për të burgosur dhe linçuar kundërshtarët politike, strategji kjo e ndjekur qysh gjatë luftës së dytë botërore dhe që nuk ka ndryshuar akoma as sot e kësaj dite. Prandaj marrëveshja Rama – Basha është një marrëveshje e helmuar që pa nisur akoma të funksionojë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY