Sherri me Linda Halimin, Eneda Tarifa: Karma është karma

Sherri me Linda Halimin, Eneda Tarifa: Karma është karma

85
0
Shares

E ftuar në emisionin ‘Xing me Ermalin’ Eneda Tarifa ka folur për një nga sherret virtuale më të përfolura të këtij viti atë me përfaqësuesen e Shqipërisë në ‘Eurovizion’ Linda Halimi, i cili e kishte zanafillën që nga koha e konkurrimit të Enedës në të njëjtin kompeticion.
Asokohe Linda shkruajti: “Njerëzit janë lodhur nga këngët vajtuese, dramatike, britma!! Jetojmë në një kohë ku duam ritëm, meqë na kanë mbytur hallet e jetes, dhe duam relaks, kënaqësi, të harrojmë hallet! Mjaft më me këngë depresive!!! U bëmë bajat jo për gjë… !!! Sikur na ka ngec disku në replay! Mirë kaq kisha. Shëndet për të gjithë”.
Disa ditë më parë, kur Linda u ngjit në skenën e Kievit në Ukrainë, Tarifa shkroi: “Mos erdhi gjë koha të të kthej statusin e vjetshëm e dashur Linda. Bota portokall” duke e shoqëruar me statusin e mësipërm të konkurrentes, shkruan Xing.al.
“Ç’mendim ke për këngën e sivjetshme në ‘Eurovizion’?” u pyet këngëtarja nga moderatori Ermal Mamaqi.  “Linda bëri të pamundurën, ishte një performancë shumë e mirë. Kaq, apo të them të vërtetën?” u përgjigj Tarifa. “E ke goditur njëherë Lindën me një status në Facebook” vijoi moderatori.
“Jo, në fakt nuk quhet një goditje, por një tërheqje vëmendjeje sepse ajo më parë më kishte ‘goditur’ mua. Doja të tregoja se pozicionet ndërrohen dhe duhet të kesh kujdes. Sepse karma është karma.” përmbylli këngëtarja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY