Përmet, finalizohet “Fundjava”, 88 kg kanabis, 4 në pranga

Përmet, finalizohet “Fundjava”, 88 kg kanabis, 4 në pranga

79
0
Shares

Një sasi prej 88 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Përmetit.
Në kuadër të një operacioni të koduar “Fundjava” katër persona kanë përfunduar nw pranga, tre prej të cilëve me të njëjtin mbiemër.
Policia e Shtetit informon se droga u kap në aksin nacional Këlcyrë – Përmet, në vendin e quajtur “Kthesa e Frashërit”, ku në mjetin e drejtuar nga shtetasi Zhulien Bezati, janë gjetur 10 pako të mbështjella me letër natriban.
Automjeti në fjalë shoqërohet nga një tjetër automjet, në të cilin ndodheshin shtetasit Jurgen Bezati, Maldit Bezati dhe Rei Çibuku.
Në përfundim të veprimeve të para  hetimore të kryera nga Specialistët e seksionit të  Hetimit të Narkotikëve në  D.V.P Gjirokastër,  u bë  arrestimi në flagrancë i shtetasve :
Jurgen Bezati, 23 vjeç,  banues në fshatin Piskovë,  Përmet.
Rei Çibuku, 22 vjeç, banues në fshatin Piskovë,  Përmet.
Zhulien Bezati, 27 vjeç, banues në fshatin Piskovë,   Përmet.
Maldit Bezati, 24 vjeç, banues ne fshatin Piskovë,  Përmet.
Lënda narkotike dhe dy automjetet  u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.



 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY