Lista e Bashës, pakënaqësitë largojnë dy kandidatë

Lista e Bashës, pakënaqësitë largojnë dy kandidatë

85
0
Shares

Dy ditë pas publikimit të listave të kandidatëve për deputet, në Partinë Demokratike kanë filluar pakënaqësitë.
Në një status në facebook, kandidati i renditur i pesti në qarkun e Beratit në listën e Partisë Demokratike, Sazan Guri, lajmëroi tërheqjen e tij nga kandidimi.
Sazan Guri shkruan se parlamenti është mbushur me njerëz që duan të mbrojnë bizneset e tyre dhe jo me njerëz të mendimit apo figura politike
“Do e falja një figure politike para njerëzve të mendimit, por s’mund të vazhdojmë me me ata qe e shohin parlamentin si vend për t’i dhënë pune vetes dhe jo te tjereve, si vend qe rrisin bizneset dhe fitojnë, paçka qe të tjerët humbasin”, shkruan ai.
Një tjetër kandidat që është tërhequr nga lista e demokratëve është kandidati Ramiz Çobaj i cili renditej i teti në listën e Shkodrës.
I kontaktuar nga Ora Neës, Çobaj tha se e priste kandidimin por askush nuk i kishte marrë mendim nëse do të donte të ishte në atë pozicion në listë, të cilin e konsideron fyese dhe denigruese
Probleme janë shfaqur dhe në qarkun e Elbasanit, ku deputetja e Partisë Demokratike, Arbjola Halimi në një status në facebook, ngre shqetësimin se kryetarët e degëve në këtë qark kanë refuzuar të bëjnë fushatë për shkak të pakënaqësisë me listat.
“Sapo mora vesh se kryetaret e degëve ne Qarkun e Elbasanit kane refuzuar te bëjnë fushatë. U bej thirrje te gjithëve qe te bashkëpunojnë për fitoren e Partisë Demokratike dhe te mos tërhiqen”, shkruan ajo.
Këto tërheqje vijnë në momentin kur listat e Partisë Demokratike kanë shkuar për t’u miratuar në Komisionin Qendror të zgjedhjeve ku janë vërejtur mangësi të mëdha në dokumentacionin e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY