Fier, rrëshqitjet e tokës dëmtojnë banesat, dy vëllezërit në mes të rrugës

Fier, rrëshqitjet e tokës dëmtojnë banesat, dy vëllezërit në mes të rrugës

81
0
Shares

Në vitin 2010 banesa në Gjorgos të Cakranit të Fierit u bë e pabanueshme për shkak të rrëshqitjeve të tokës nga reshjet e shumta, por sot i moshuari Rrapo Muskaj dhe bashkëshortja jetojnë në një dhomë me qira në Ballsh.
Rrapo Muskaj pohon se së bashku me vëllanë pasi iu dëmtuan shtëpitë Komisioni ndonëse ia vlerësoi dëmin rreth 12 milionë lekë të vjetra, por sot ata kanë marrë vetëm gjysmën e parave. I moshuari thotë se endet dyerve të institucioneve pa gjetur zgjidhje.
Rrapo Muskaj: “Bashkia thotë e ka Prefektura ndërsa Prefektura thotë se e ka Bashkia.
Nazif Muskaj: “Ne kemi marrë 50% të këtyre parave dhe kemi mbetur duke u endur gjithë instancave duke filluar nga kryeministri, ministri i brendshëm, drejtori i emergjencave. Kryeministria ngarkoi Prefekturën. Prefektura na tha e keni marrë 50%  dhe nuk iu takon më.”
Rrëshqitjet në zonën pranë banesave në Gjorgos janë të vazhdueshme, dhe ekspertët kanë ndaluar ndërtimet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY