Tiranë, finalizohet operacioni antidrogë, 468 kg drogë, 2 shtetas në pranga

Tiranë, finalizohet operacioni antidrogë, 468 kg drogë, 2 shtetas në pranga

56
0
Shares

Nga Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.2, në vijim të punës për të parandaluar dhe goditur trafikun e lëndëve narkotike, bazuar mbi  informacionet  e marra në rrugë operative se në një banesë kishte të fshehur një sasi të madhe lënde narkotike, kanë organizuar dhe  finalizuar operacionin antidrogë të koduar  ” Qark i mbyllur”, ku në kuadër të të cilit janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
Arif Plasa, 55 vjeç, banues në Tiranë
Besnik Berisha, 48 vjeç, banues në Tiranë
Nga  kontrolli i kryer në banesën e shtetasit Besnik Berisha, janë gjetur dhe sekustruar në cilësinë e provës materiale:
– 468.2 kg lëndë e dyshuar Narkotike, Cannabis Sattiva.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, me qëllim kapjen dhe  vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Materialet proceduriale do ti  kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes se lëndeve narkotike” në bashkëpunim dhe “Vënia në dispozicion të ambjenteve për mbajtje dhe konsumim të lëndëve narkotike“,  parashikuar nga Nenet 283/2 dhe 285/a të Kodit Penal.

droge thes

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY