Komisionerët e votimeve, nuk konsiderohet angazhim politik

Komisionerët e votimeve, nuk konsiderohet angazhim politik

72
0
Shares

Rreth 40 mijë shtetas në mbarë vendin do të angazhohen si komisionerë dhe numërues për zgjedhjet e 25 qershorit.
Zëdhënësja e KQZ, paralajmëroi administratën zgjedhore se pavarësisht se emrat e tyre propozohen nga partitë politike secili do të mbajë përgjegjësi ligjore nëse nuk i përmbahet respektimit të kodit zgjedhor.
Hoxhaj nënvizoi se çdo lloj funksioni për administrimin zgjedhor nuk konsiderohet veprimtari për qëllime partiake.
“ Për administrimin e proçesit zgjedhor të 25 qershorit 2017 në të tre nivelet e administratës zgjedhore të përkohshme, komisionet e zonës së administrimit zgjedhor,komisionet e qendrave të votimit, grupet e numërimit, do të angazhohen rreth 40 mijë shtetas si komisionerë apo numërues. Pavarësisht se administrata zgjedhore propozohet nga partitë politike, emërimi i tyre në detyrën e komisionerit apo numëruesit ngarkon secilin prej tyre me përgjegjësi ligjore për të administruar proçesin zgjedhdor sipas rregullave të kodit zgjedhor në mënyrë të paanshme dhe transparente. Marrë shkas nga disa shqetësime të shprehura nga komisionerët, trajnuesit dhe inspektorët rajonalë zgjedhorë pas ndryshimeve të fundit ligjore të miratuara nga Kuvendi, KQZ informon se çdo lloj funksioni për administrimin zgjedhor nuk konsiderohet veprimtari për qëllime partiake.Ndalimi i vënies në përdorim të subjekteve zgjedhore, i adminsitratës publike të çdo niveli, është një nga parimet kryesore të Kodit Zgjedhor që nga momenti i krijimit të tij. Me gjithë ndryshimet e bëra ndër vite të Kodit Zgjedhor, ky parim është ruajtur dhe anagzhimet si komisionerë të burimeve njerëzore që vinin dhe vijnë nga administrata publike, nuk janë konsideruar si angazhim në veprimtari fushate dhe politike, as nga faktorët vendas e të huaj dhe as nuk është cituar në raportet e OSBE/ODIHR.
40 mijë komisionerët zgjedhorë që angazhohen për zgjedhjet për Kuvend, të datës 25 Qershor, kanë përgjegjësinë për kryer detyrën sipas Kodit Zgjedhor dhe akteve të KQZ-së, të cilat garantojnë ushtrimin e detyrës në mënyrë të paanshme dhe të pa ndikuar. Gjithashtu, kanë edhe përgjegjësinë morale ndaj shoqërisë shqiptare, ndaj 3.452.260 votuesve, për të administruar dhe lexuar me korrektësi çdo vullnet të tyre, të shprehur me votë.”- ka deklaruar Hoxhaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY