FOTO/ Rrëfehet Kryeministri: Ja si u bë gjyshi im shoferi i Mbretit...

FOTO/ Rrëfehet Kryeministri: Ja si u bë gjyshi im shoferi i Mbretit Zog

149
0
Shares

Kryeminsitri Edi Rama, ka rrëfyer për herë të parë një histori personale që lidhet me familjen e tij dhe Mbretin Ahmet Zogu.
I ulur në tryezën e familjes së Fatmir Kurtit të Prezë të Tiranës, kreu i qeverisë ka marrë pozicionin e rrëfimtarit, dhe duke mbajur pranë vetes mbesën e familjes Kurti, Rama ka nisur të tregojë dhe sekretin e gjyshit të tij dhe mbretit.
Rama pohoi se gjyshi i tij para se të bëhej shofer i mbretit, kishte qenë shofer i kryetarit të Bashkisë së Durrësit në atë kohë. “Kam pas gjyshin shofer. E çoi i ati në Itali, stërgjyshi jonë, për t’u bërë intelektual, ai car bëri? Gjithë lekët që i kishte dhënë baba për një vit, i mori dhe bleu makinë, e jetonte në Durrës. E thirri kryebashkiaku më pas dhe i tha: “Si mund të kesh ti makinë më të mirë se unë? E mori dhe u bë shoferi i tij. Më pas kur shkon në festën e 28 nëntorit që organizoi Mbreti Ahmet në Tiranë. Aty e pa mbreti kryebashkiakun dhe e pyeti se: “Cne ti me këtë makinë kaq të bukur”, e ky i tha: “E ka shoferi im”. Më pas gjyshi u bë shoferi i lartmadhnisë”, tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY