DETAJE/ Gazetari Artan Hoxha: Vrasja e dyfishtë në Vlorë u krye me...

DETAJE/ Gazetari Artan Hoxha: Vrasja e dyfishtë në Vlorë u krye me egërsi, ja si ndodhi

65
0
Shares

Gazetari investigativ i “News 24” Artan Hoxha ka komentuar sot vrasjen e dyfishtë të ndodhur para pak ditësh në një lokal në qytetin e Vlorës, ku mbeti i vrarë me breshëri automatiku drejtori i OSHEE në Vlorë, Roland Saliu si dhe biznesmeni Erven Hyseni.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në ‘News24’, gazetari Artan Hoxha tha se ngjarja ishte një krim i egër.

Në çfarë pike janë hetimet?
Në fakt ngjarja është e rëndë edhe për shkak të viktimave dhe për atë se çfarë ata përfaqësonin. Ngjarja ka ndodhur në një zonë që konsiderohet si një zonë e sigurt. Detaji që bën diferencën është egërsia që është kryer vrasja. Ata janë treguar të kujdesshëm mos vrasin njerëz të tjerë, por çështje fati që nuk ka pasur viktima të tjera. Kur kallashnikovi përdoret në ambientet të tilla mund të shkaktojë viktima edhe 100 metra larg. Kjo e bën ngjarjen tronditëse. Pra janë një sërë elementesh që të bën të mendosh se kjo është një ngjarje e rëndë.

Kur flisni për egërsi çfarë keni parasysh?
Pse quaj egërsi? Nga rezultatet e tanishme rezulton se autorët kanë përdorur armë të fuqishme.  Autorët kanë qëlluar me kallashnikov dhe kanë goditur 5 herë objektivin dhe 1 herë drejtorin e OSHEE. Objektivi dyshohet të jetë Erven Hyseni. Ai ka qenë me një person tjetër para atentatit dhe pastaj pranë tij është ulur drejtori i OSHEE. Ekspertët nuk kanë gjetur asnjë gëzhojë. Janë gjetur 6 predha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY