“Burrë e grua mish e thua”, është rasti i Kryeministrit me bashkëshorten...

“Burrë e grua mish e thua”, është rasti i Kryeministrit me bashkëshorten e tij

176
0
Shares

Linda Rama, gruaja e kryeministrit Edi Rama, nuk i ka shpëtuar dot ndikimit të të shoqit. Dje, në një mbrëmje kushtuar poetit Daut Gumeni, ajo u shfaq me një look krejtësisht të ri.
Zakonisht, bashkëshortja e kryeministrit ka preferuar veshjet klasike dhe thuajse asnjëherë nuk ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për stilin e saj. Këtë herë, ajo ka dubluar të shoqin, duke veshur një t-shirt ekstravagant, si ato që Edi Rama pëlqen të mbajë poshtë xhaketave klasike. Linda ka sfiduar moshën dhe pozitën e saj, duke u shfaqur si një vajzë trendy, në stilin e njohur të këngëtareve bashkëhore. Sigurisht, që në krah të saj, kryeministri Rama nuk mund të mbetej pas. Veç t-shirt me të njëjtën ngjyrë si e shoqja, ai ka veshur një kostum sportiv me xhepa, si ato që përdorin fotoreporterët apo kameramanët.
Nëse zakonisht janë gratë ato që kujdesen për veshjet e burrave të tyre, veçanërisht kur ata janë persona publikë, nuk ka dyshim që në veshjen e Lindës ndihet plotësisht ndikimi i kryeministrit artist.
Madje ndikimi i piktorit dallohet edhe në ngjyrën që u ka dhënë flokëve të Lindës. Nëse ajo i ka mbajtur pothuajse gjithmonë në të njëjtin stil: prerje të mesme, baluke dhe ngjyrë të errët; një herë gështenjë, njëherë në çokollatë, por edhe në ngjyrë të zezë, dje në mbrëmje flokët e saj ishin në të kuqe të ndezur.
Edi Rama, edhe ditët e fundit tërhoqi vëmendjen e mediave në Tiranë dhe Europë, për veshjen e tij në Bruksel, gjatë një takimi me liderët e vendeve të Ballkanit, por kjo nuk është diçka e re. E reja këtë herë ishte t-shirt dhe ngjyra e flokëve që ai ka zgjedhur për gruan e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY