Kreu i PD-së ka uruar besimtarët myslimanë, për nisjen e muajit të ramazanit, në fillim të fjalës së tij, në mitingun e sotëm, hapës të fushatës elektorale të PD.
Ai e ka quajtur këtë muaj, muaj sporve, ndërsa lista e kandidatëve të PD-së, sipas tij, ka ngritur pritshmëritë e çdo shqiptari për fitoren e PD.
Ju premtoj se në krye të katër javëve, Republika e Re do të jetë realitet për çdo shqiptar, u shpreh Basha.
“Ky është muaj sporve për çdo shqiptar, muaj sprove për republikën e re.
Mbrëmë mora një vendim të vështirë. Republika e Re është dhe do të jetë, Republika e Vlerave.
Vendimi që mora mbrëmë, ka ngritur pritshmëritë e çdo shqiptari për fitoren e PD. Katër javë ju kërkoj ta bëni natën ditë dhe ju premtoj se në krye të katër javëve, Republika e Re do të jetë realitet për çdo shqiptar. Sot opozita është e bashkuar. Pala kundërshtare është e përçarë. Të bashkuar shkojmë drejt firos së sigurt”, u shpreh midis të tjerave Basha.
DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/