Atentati në Vlorë, ja detajet që “tradhëtojnë” autorët

Atentati në Vlorë, ja detajet që “tradhëtojnë” autorët

71
0
Shares

Zbardhen detaje të reja lidhur me hetimet për vrasjen e kreut të OSHEE-së së Vlorës Roland Saliu dhe biznesmenit, Mirvjen Hysenit, pronar i një media lokale në qytetin e Vlorës.
Burime brenda grupit hetimor thanë se në makinën e cila u gjet e djegur në nënkalimin e Panajasë është gjetur një armë, gëzhojat e të cilës përputhen me gëzhojën e gjetur në vendin e krimit. Kjo ka bërë që grupi hetimor të mendojë se kjo është arma me të cilën është kryer atentati i 24 majit në sheshin “Flamuri” në Vlorë.
Gjithashtu burimet e grupit hetimor thonë se në sediljen e pasme të automjetit kanë arritur të gjejnë të padjegur plotësisht një maskë të zezë, e cila mendohet se është përdorur nga autorët.
Po ashtu, ekspertet kriminalistë kanë arritur të gjejnë edhe gjurmë por edhe fije floku të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimit të ADN-së. Këto do të hedhin dritë mbi ngjarjen e tre ditëve më parë.
Pistat kryesore të hetimit janë ato që kanë të bëjnë me të shkuarën e Mirvjen (Erven) Hysenit , ku nuk perjashtohet ngjarja e dy viteve më parë në lagjen 24 maji në Vlorë, ku mbeti i vdekur Haki Rakipi i afërm i Hysenit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY