Policia e Vlorës ka asgjësuar 143 bimë narkotike të llojit kanabis sativa në dy fshatra pranë bregdetit të Adriatikut. Por, “argumenti” që ka dhënë policia, për (mos)gjetjen e autorëve, është sa e habitshme, aq edhe qesharake.
“Kanë mbirë vet”, është “justifikuar” policia.
Sipas të dhënave zyrtare gjatë kontrollit të ushtruar në zonën e Novoselës, shërbimet e policisë kanë konstatuar 95 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, të mbjella në vendin e quajtur “Vërri e Poros”, fshati Poro (pronë publike).
Po kështu gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Mërtiraj, pranë vendit të quajtur “Përroi i Kaminave”, u gjet një parcelë me 48 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, të cilat dyshohet se kanë mbirë vetë përgjatë shtratit të përroit.
Policia bëri asgjësimin e tyre me shkulje dhe djegie. Vazhdojnë hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/