Partia Demokratike ka deklaruar edhe zyrtarisht kandidatin e saj në Kavajë për kryetar bashkie. Ai është Isa Sakja.
Sakja është aktualisht edhe kryetar i PD-së në këtë qytet. Zgjedhjet në Kavajë do të mbahen më 25 qershor, atëherë kur mbahen edhe ato elektorale. Fakti se edhe LSI ka vendosur të kandidojë shton edhe më shumë shanset e Sakjes për të fituar Kavajën më 25 qershor.
Vetë Sakja ka lajmëruar kandidimin zyrtar përmes rrjeteve sociale:
“Te dashur miq,
Partia Demokratike e Shqiperise, kryetari i saj zoti Lulzim Basha sapo me zyrtarizuan kandidimin tim per postin e kryetarit te Bashkise Kavaje.
Ndjehem pafundesisht mirenjohes ndaj ketij kandidimi dhe perunjesisht ju kerkoj mbeshtetjen tuaj.
Une e di qe kjo gare nuk eshte e lehte, por te gjithe bashke sic e thote dhe kjo kenge qe po postoj per te gjithe ju; Ne do te jemi fitues, pra le te startojme!
Angazhimi i gjithsecilit prej jush eshte i mirepritur!
Ju faleminderit!”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/