EMRAT&VIDEO/Bie në pranga një grup shitësish të drogave në Tiranë

EMRAT&VIDEO/Bie në pranga një grup shitësish të drogave në Tiranë

80
0
Shares

Policia ka finalizuar me sukses operacionin “Përsëritësi” duke vënë në pranga 4 shtetas.

Gjithashtu po ndiqen në gjendje të lirë 2 persona si dhe 2 të tjerë janë u shpallen në kërkim, Janë sekuestruar 39.2 gramë Kokainë, 3.8 gramë Heroinë, 2.8 gramë Cannabis Sativa, si dhe 1.620.500 lekë të reja.

Më datë 26.05.2017, Specialistët e Seksionit për Narkotiket dhe Seksioni për Operacionet Speciale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar operacionin “Përsëritësi”, ku pas një pune disa mujore është arritur të dokumentohet me prova ligjore veprimtaria kriminale, në fushën e narkotike, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Erjon Shehu, 23 vjeç, banues në Tiranë

Xhevair Ahmetaj, 41 vjeç, banues ne Tiranë, i dënuar më parë

Mariglen Ahmetaj, 19 vjeç, banues në Tiranë

Kozma Pire, 23 vjeç, banues në Tiranë

– Si dhe janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit:

R. S., 29 vjeç, banues në Tiranë

R. K., 20 vjeç, banues në Tiranë

– Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasve R. B. dhe L. T., banues në Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojeve “Kokainë, Heroinë dhe Cannabis Sattiva”, në zona të ndryshme të Tiranës.

Në kohë dhe vende të ndryshme, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 39.2 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.

– 3.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë.

– 2.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

– 3 automjete të markave të ndryshme.

– Shumat monetare prej, 1.620.500 lekë të reja, 100 dollarë dhe 50 euro.

– 10 telefona celulare të markave të ndryshme.

– Një peshore elektronike

Materialet e proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY