DETAJE/ Vlorë, atentati i dyfishtë, policia bie në gjurmët e autorëve

DETAJE/ Vlorë, atentati i dyfishtë, policia bie në gjurmët e autorëve

75
0
Shares

Prokuroria dhe policia e Vlorës shpresojnë se kanë siguruar gjurmë gishtash nga arma tip automatik e gjetur brenda në makinë BMË, e sekuestruar poshtë një mbikalimi në fshatin Panaja të Vlorës.
Sipas burimeve në brendësi automjeti është këqyrur me detaje dhe se nga ekspertët janë fiksuar disa gjurmë gishti. Këto gjurmë dhe arma e krimit prej 24 orë janë transportuar në Tiranë për tu ekzaminuar në laboratorin e policisë shkencore.
Pritet që gjurmët e gishtave të krahasohen me gjurmët e dhjetëra personave që njihen në Vlorë si kontingjente kriminal, apo që kanë pasur konflikte me dy viktimat.
Policia ngreh dyshime të forta se vrasja është kryer për larje hesapesh dhe se ka shumë gjasa që të jetë paguar dhe urdhëruar nga jashtë shtetit. Autorët e krimit deri në orët e vona të ditës së djeshme, nuk janë identifikuar nga policia e Vlorës, megjithëse në komisariat u shoqëruan 20 persona, për tu marrë në pyetje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY