DEKLARATA/ Reklamat falas, 8 tv kryesore i drejtohen KQZ-së: E pamundur...

DEKLARATA/ Reklamat falas, 8 tv kryesore i drejtohen KQZ-së: E pamundur të zbarojmë dy ligje njëkohësisht

78
0
Shares

Drejtuesit e tetë televizioneve në vend i kanë dërguar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas vendimit të dy partive të mëdha që i detyron televizionet të japin reklama pa pagesë për partitë parlamentare dhe jo parlamentare gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 qershorit.
Nëpërmjet një deklarate, drejtuesit e mediave bëjnë me dije se “referenca e ligjit që mediave për reklamat në fushat ka një kontradiktë të madhe”. “Në kushtet kur për të njëjtin shërbim parashikohen dy dispozita dhe kritere të ndryshme, e kemi të pamundur të zbatojmë parashikimet e të dy ligjeve njëkohësisht”, thuhet në letër.
“Pasi u konsultuam me juristët tanë dhe avokatët më të njohur në vend, referuar Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni 81 që përcakton hierarkinë dhe procesin ligjvënës, germa C, “Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Vendore”, është ligji që parashikohet në Kushtetutë dhe renditet në ligjet që miratohen me shumicë të cilësuar prej 3/5 e deputetëve të Kuvendit, ndërsa ligji për Partitë Politike nuk parashikohet në Kushtetutë, pra është ligj i thjeshtë që miratohet edhe me gjysmën e votave plus 1 të deputetëve të pranishëm dhe pas opinionit të tyre ligjor, ne, përfaqësuesit e mediave kryesore, unanimisht vendosëm t’u njoftojmë se:
Ligji i zbatueshëm për transmetimin e reklamave dhe partive politike në fushatën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme, 25 qershor 2017, është Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i cili prevalon mbi ligjin e partive politike”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY