Makina BMW e përdorur dje në vrasjen e Erven Hysenit dhe Roland Saliut në Vlorë është vjedhur në një qytet tjetër nga autorët.
Sipas burimeve nga policia, makina i përket një personi nga Durrësi dhe ka qenë e regjistruar në këtë qytet. Pak ditë më parë ajo është vjedhur dhe pronari e ka denoncuar këtë fakt në polici.
Mjeti me targa AA 348 PC është grabitur në Durrës para 10 ditësh. Autorët e vrasjes i vunë flakën dje makinës në periferi të Vlorës. Por zjarrfikëset arritën të fikin zjarrin pa u dëmtuar rëndë makina. Më sipër është foto e makinës pa caste pasi personat e përfshirë në vrasjen e dyfishtë në Vlorë i vunë flakën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/